Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafikun rrugor

Kor 26, 2022

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Duke pasur parasysh se jemi në sezonin veror, me ç’ rast është shtuar fluksi i automjeteve, ardhja e bashkatdhetarëve ku ditëve të fundit vërehet edhe rritje e numrit të aksidenteve përfshirë aksidentet me lëndime dhe me fatalitet, Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetet e saj me prezencë të shtuar policore përmes pikave të kontrollit të automjeteve dhe patrullimit në lëvizje, me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve e kundërvajtjeve si dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës.

Mosrespektimi i rregullave të trafikut, vozitja e pa kujdesshme, tejkalimi i shpejtësisë, mospërshtatja e ngasjes me kushtet e rrugës, tejkalimi në vendet e ndaluara dhe kundërvajtjet tjera janë disa nga shkaktarë e aksidenteve me pasoja fatale e dëme materiale, ku disa prej dëmeve materiale ju paraqesim në fotot e bashkangjitura.

Andaj, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM