Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga e hëna më 1 gusht do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat tona kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Kurti në postimin e tij në Facebook (videomesazhin) ka thënë se në të njëjtën ditë, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS.
Në respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës, nga e hëna më 1 gusht 2022, do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat tona kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Në të njëjtën ditë, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS.
Institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike. Zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkarisht me ju, ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses.