Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak.
Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.