Manifesta 14 njofton se veprimtaria e Núria Güell eksploron mënyra anti-kapitaliste të rezistencës dhe rrugëtimin arsimor mbi paratë, financat dhe bankat.
Bota financiare dhe gjithë derivatet e saj e frymëzojnë artisten të reflektojë mbi këtë tematikë dhe të ndajë njohuri përmes seminareve se si bankat “krijojnë para nga asgjëja”.
Ky proces përmbyllet me një botim të shpërndarë online dhe falas. Në katin e gjashtë të Grand Hotel Prishtina, nën temën – mbi kapitalin – Güell paraqet planifikimet e projektit në tabelë të zezë dhe përmes dokumentimit vizual, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14.
Displaced Legal Application #1 Fractional Reserve, 2010 – 2011, © Núria Güell. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha