Manifesta 14 njofton se nëse kaloni pranë Fakultetit Filozofik mund të shihni ndërhyrjen artistike, muralin në ngjyra të ndezuara të Institutit Sekhmet që paraqet Mustafën dhe Qerkicën, një familje që jeton në periferi të Prishtinës, të cilët e kanë kthyer shtëpinë e tyre në një strehë të sigurt e të dashur për komunitetin LGBTQI+.
Murali i Orange Girl (Ermira Murati) i jep dukshmëri tregimit të tyre dhe hedh dritë mbi çështjet e fshirjes së pakicave gjinore, margjinalizimit dhe të drejtave të njeriut në Kosovë. Kjo ndërhyrje artistike i fton të gjithë të jenë më të hapur ndërsa i inkurajojnë njerëzit të reflektojnë mbi themelet e përbashkëta të njerëzimit.
Më datë 3 gusht, në orën 18:00, Instituti Sekhmet do të lansojë këtë ndërhyrje artistike dhe të gjithë janë të ftuar.
Hapësira e Manifesta 14 Prishtina, numër 5 në hartë, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14.
LOVE is LOVE is LOVE, 2022, © Sekhmet Institute with Ermira Murati. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla