Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Mbahet Konventa ndërkombëtare e Astronomisë dhe shkencave planetare, më 11-13 gusht

Gus 3, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se për herë të parë do të mbahet Konventa ndërkombëtare e Astronomisë dhe shkencave planetare.

Konventa organizohet nga Astronomy Outreach of Kosovo në bashkëpunim me MAShTI dhe Komunën e Vushtrrisë dhe do të mbahet nga data 11 deri më 13 gusht.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se Ministria e Arsimit ka mbështetur financiarisht organizimin e kësaj ngjarje në të cilën pritet të marrin pjesë astronomët dhe ekspertët më të shquar nga vendi dhe bota.

Konventa do të jetë e hapur për publikun dhe do të shoqërohet me vrojtime qiellore përmes pajisjeve optike që do të realizohen gjatë mbrëmjeve në disa prej qendrave më të mëdha të Kosovës.

Synimet e konventes janë:

Promovimi i shkencës së astronomisë në Kosovë,

Aftësimi i nxënësve dhe studentëve me koncepte themelore shkencore,

Integrimi i studentëve dhe pedagogëve në fushat STEM,

Vendosja e bashkëpunimit me ekspertë ndërkombëtarë dhe inkurajimi i të rinjve për vrojtime dhe kërkime qiellore.

Kushdo që është i interesuar të marrë pjesë në këtë ngjarje duhet të regjistrohet në linkun në vijim:

https://bit.ly/3Qgdl4R

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM