Manifesta 14 njofton se Kino ARMATA u ndërtua rreth viteve 1970 si teatër publik dhe qendër kulturore, e sot është një institucion i rëndësishëm kulturor në Prishtinë e gjithashtu një kinema e pavarur e cila punon për të promovuar kulturën alternative dhe dialogun shoqëror.
Me një program dinamik të koncerteve dhe shfaqjes së filmave të titulluar “Four Ways from Sundown” kuruar nga – Sezgin Boynik, Alush Gashi dhe Vigan Nimani – ju mirëpret ta vizitoni këtë hapësirë të rëndësishme përgjatë Manifesta 14 Prishtina, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14.
Felix Kubin performance, part of Four Ways from Sundown, 2022 © Kino ARMATA / Felix Kubin. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Esad Duraki






