Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka takuar sot U.D. e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me rastin e marrjes së përgjegjësisë së saj për udhëheqjen e SHSKUK-së.
Në takimin e parë njohës, ministri Latifi i ofroi Dr. Zejnullahu-Raçi mbështetje në menaxhimin e SHSKUK-së, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve, detyrë kjo që kërkon sakrificë dhe kurajo për t’i bërë ndryshimet e nevojshme në këtë institucion tejet të rëndësishëm për qytetarët e vendit.
U.D. e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderoi ministrin Latifi për vizitën dhe bisedën, duke shpresuar se me përpjekje të përbashkëta mund të bëhet ndryshimi i gjendjes aktuale dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.






