Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka mbajtur konferencë zyrtare për shtyp bashkë me Dua dhe Dukagjin Lipën, ku edhe nënshkuan marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kryeqytetit dhe ‘Sunny Hill Foundation’.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se jemi krenarë të jemi nikoqirë të një festivali të tillë si Sunny Hill Festival, i cili na sjell yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, duke e shndërru kështu Prishtinën në kryeqendër të rëndësishme botërore të skenës muzikore.
Nder e kënaqësi tejet e madhe me e mirëpritë në Kryeqytet, në shtëpinë tonë të përbashkët, krenarinë e Prishtinës, e të tanë Kosovës, të mrekullueshmen Dua Lipa.
Në konferencën zyrtare për shtyp, theksova se jemi krenarë të jemi nikoqirë të një festivali të tillë si Sunny Hill Festival, i cili na sjell yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, duke e shndërru kështu Prishtinën në kryeqendër të rëndësishme botërore të skenës muzikore.
Po ashtu, bashkë me Duan dhe Dugin, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Kryeqytetit dhe ‘Sunny Hill Foundation’, e cila nëpërmjet krijimit të infrastrukturës dhe mundësive, ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e artistëve të rinj vendorë në rrugëtimin e tyre drejt majave më të larta në skenat botërore të muzikës.
Dua, të falënderojmë nga zemra që gjithnjë i kthehesh Kosovës dhe i fal kaq shumë dashuri, përkushtim dhe pozitivitet vendit tonë!
Ke një vend të veçantë në zemrën e Prishtinës, dhe të sigurojmë se Kryeqyteti do të të mirëpres gjithmonë!






