Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në dy raste të ndara arrestohen katër të dyshuar për kultivim dhe trafikim me narkotik

Gus 6, 2022

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, pas hetimit preliminar, kanë arritur të sigurojnë të dhëna se disa të dyshuar janë të përfshirë në vepra penale që lidhen me narkotikët.

Pas marrjes së urdhëresës nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjilan, në ora 09:30, janë kontrolluar objektet e dy të dyshuarve: L.K., (viti i lindjes 1999, mashkull, kosovar) dhe M.K., (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar).

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova: substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gr.; nëntë bimë kanabis–sativa; një armë gjahu dhe 159 copë fishekë.

Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Rasti i dytë: Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informate se në një shtëpi banimi në fshatin Paldenicë –Hani i Elezit është duke u kultivuar kanabis-sativa, kanë realizuar kontroll në atë lokacion. Gjatë kontrollit është gjetur një laborator i improvizuar në të cilin kishin qenë duke u kultivuar bimët kanabis-sativa. Si prova materiale janë konfiskuar 26 bimë kanabis-sativa dhe janë sekuestruar disa pajisje që janë përdorur në atë laborator. Lidhur me këtë, policia ka arrestuar dy të dyshuar: A.B., (viti i lindjes 2003, mashkull, kosovar) dhe A.B., (viti i lindjes 1996, mashkull, kosovar). Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM