Manifesta 14 njofton se Adrian Paci është një filmbërës dhe artist, procesi i të cilit kap mënyrat e transformimit: procesin dhe pasojat që lë.
Artisti gjendet në katin e katërt të Grand Hotel Prishtina, nën temën – çdo herë që lë tokën tënde: mbi migrimin – shqyrton e rishqyrton se ç’ndjenjë është të bredhësh nëpër botë.
Duke punuar kryesisht me video e pikturë, ka zhbiruar se ç’do të thotë të largohesh e të kthehesh, të duash të largohesh por të përmbahesh, të largohesh e të tretesh, të mbetesh, të vendnumërosh, të baresësh.
The wanderers (Shëtitësit) mban një aspekt filozofik në veprimtarinë e Pacit duke e lidhur me çfarë do të thotë të jesh njeri në mes të kozmosit, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14.
The Wanderers, 2021, © Adrian Paci. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha






