Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës deri në korrik 2022 ka ndërrmarrë një sërë veprimesh e masash që përmbushin qëllimin për punë dhe drejtësi.
LVV në postimin në Facebook kanë thënë se puna dhe drejtësia nuk janë vetëm kërkesa legjitime të qytetarëve por edhe shtylla të progresit të përgjithshëm shoqëror.
Puna nuk është vetëm vendi i punës por edhe mundësia për të mësuar dhe bërë përvojën e parë në jetë. Ndaj për këtë qeveria jonë ka bërë programe. Drejtësia është ajo e ligjit por mbi të gjitha është ajo shoqërore.
Andaj, Qeveria jonë është duke u përpjekur për drejtësinë penale, atë civile por mbi të gjitha edhe me atë shoqërore ku shtresat në nevojë përkrahen.
Këto janë vetëm një pjesë e projekteve dhe planeve të nisuara nga Qeveria dhe që do të shtohen e dinamizohen në vjeshtën e këtij viti dhe do të planifikohen për Buxhetin e ri 2023.






