Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mbi 27 kg marihuanë

Gus 9, 2022

Hetuesit policor nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë, pas pranimit dhe trajtimit të një informate rreth trafikimit me narkotikë, kanë zbatuar operacioni policor ‘goditja’. Në zbatim të operacionit policor, në fshatin Mramor të Prishtinës, është ndaluar një veturë me targa vendore.

Policia, gjatë kontrollit të veturës të cilën e ngiste N.N., (viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar 27 kg. e 600 gr., substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Po ashtu janë sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinar (monedha serbe).

Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtine dhe me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit (në fshatin Badofc i Ri Graqanicë), por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, thuhet në faqet zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM