Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rikthehet në Prizren Festivali për Fëmijë “Fluturat”, këtë vit mbahet pas 4 vjet ndalese

Gus 10, 2022

Që nga viti 2001 në Prizren organizohej Festivali i Këngëve për Fëmijë “Fluturat”. Festivali u organzura deri në vitin 2017. Nëpër këtë festival parakaluan fëmijë të talentuar, të cilët u bënë emra në muzikën shqiptare. Sivjet rikthehete ky festival pasi Kuvendi Komunal i Prizrenit ia ka dhënë shoqatës joqeveritare “I-Helix”.

Festivali mori jehonën e një festivali mbarëkombëtarë dhe joshte edhe fëmijë nga e gjithë gjeografia shqiptare. Nëpër vite e bëri festivalin të jehonë anë e kënd trojeve shqiptare dhe e fitoi respektine të gjithë artdashësve për vlerat me të cilat përfaqësohej” tha Bukurie Krasniqi drejtoreshw e OJQ “I – Helix.

Para katër vitesh Festivali u ndërpre. Pa ndonjë arsyetim, pa ndonjë vendim, në heshtje e ndalën Festivalin për fëmijë “Fluturat”. Jonatyrshëm fëmijëve iu mohua e drejta që ta kenë Festivalin e tyre.

“Kryetari aktual Shaqir Totaj premtoi se do ta rikthejë Festivalin “Flutuarat”, dhe e mbajti fjalën”, tha Bukurie Krasniqi.

Festivali këtë vit rikthehet në skenë. Shaqir Totaj kryetar i Prizrenit ka vendosur ta rikthej Festivalin dhe ia ka besuar Shoqatës joqeveritare “I -Helix”, e cila i ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të Festivalit “Fluturat” i cili këtë vit do të mbahet në muajin shtator.

“I – Helix” këto ditë do ta bëjë shpalljen e konkursit për këngë, të cilat do të marrin pjesë në Festivalin e sivjemë. Juria profesionale do të bëjë përzgjedhjen e 18 këngëve konkuruese  nga të cilat në mbrëmjen në të cilën do të mbahet Fetsivali do të shpapllen më  të mirët” tha Krasniqi.

Festivali i këngës për fëmijë “Fluturat” po i kthehet Prizrenit, thuhet në komunikatën për media e I Helix.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM