Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston të dyshuarin për organizim të skemave piramidale, bixhozit dhe mbajtje të paautorizuar të armëve

Gus 10, 2022

Sektori Rajonal për Hetime në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë, pas informacioneve të pranuara nga viktima, me datën 09.08.2022 ka implementuar planin operativ në realizim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë për urdhër kontroll në dy lokacione ku dyshohej se është kryer vepra penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit F. M., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1980) janë gjetur tri armë të zjarrit (pistoleta) të llojit Grizzly, Vzor dhe Zoraki, tre karikator dhe 14 fishek si dhe një sprej OC 0.5 litra, të cilat i dyshuari i kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar.

Armët dhe spreji janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet policore), i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM