Nё Stacionin Policor nё Pejё, janё paraqitur tre persona si viktima tё mashtrimit me bileta tё udhёtimit, e mё pas edhe 15 tё tjerё.
Tё njёjtit deklarojnё se nё afate tё ndryshme kohore nё vitin 2022, gjatё sezonit veror kanё rezervuar bileta tё aeroplanit vajtje-ardhje pёr ta dhe familjarёt e tyre nga shtete tё ndryshme tё Europёs pёr nё Kosovё. I dyshuari tё njejtit i ka vёnё nё lajthim me qёllim pёrfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetёm nё njerin drejtim ndёrsa paratё iu ka marrё qytetarёve pёr dy drejtimet.
Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari nuk ka qenё i qasshёm dhe ndёrkohё nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur.
Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Pejё, i dyshuari: R.I. i lindur me 1990, ёshtё arrestuar dhe i njejti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё, thuhet nё postimin nё Facebook tё PK-sё.






