Oficerët doganor me urdhër të organve kompetente kanë bastisur një objekt banimi në Podujevë ku edhe kanë gjetur mallra ilegale të kontrabanduara.
Më saktësisht në Podujevë, oficerët doganor kanë kryer një bastisje në një banesë private ku dhe kanë gjetur mallra pa dokumentacion i cili është i kontrabanduar në Kosovë.
Me kete rast janë konfiskuar:
- 23 copë Ant-Miner El 3 dhe
- 13 shtepiza 1 st cool
Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bejmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymes elektrike. Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjis elektrike është mbi 40.000 mijë euro.
Malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar derisa rasti është trajtuar procedurën kundervajtëse, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.