Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Qëndresa e Nënës Ferdonije na mbanë të fortë të gjithëve

Gus 30, 2022

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizituan shtëpinë muze të familjes Qerkezi. Aty u pritën nga Ferdonije Qerkezi, Nysrete Kumnova dhe përfaqësueset e organizatës  “Thirrjet e Nënave”.

Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për ndriçimin e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve.

Baca Halim, Artani, Armendi, Ardiani dhe Edmondi janë emra që i njohim të gjithë dhe i mbajmë në zemër. Janë emra të vuajtjes e dhimbjes, të humbjes e pikëllimit, jo vetëm të Nënës Ferdonije, por të gjithë popullit dhe secilit qytetar, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se qëndresa e Nënës Ferdonije na mbanë të fortë të gjithëve, na ikurajon e na frymëzon.

Gjatë kësaj vizite u rikujtua edhe protesta e para 18 viteve, për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, gjatë së cilës kryeministri Kurti, atë kohë si protestues, u arrestua bashkë me përfaqësueset e organizatës “Thirrjet e Nënave”.

Duke i falënderuar për qëndresën e tyre, Kryeministri shprehu mirënjohje për angazhimin e nënave nga Gjakova, të cilat protestonin edhe për lirimin e të burgosurve nga burgjet serbe dhe që vazhdojnë aktivizmin e tyre, për të zbardhjen e fatit dhe të vërtetës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM