Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i pestë i cili ishte identifikuar dhe arrestuar, tani është duke u intervistuar në stacion policor.
Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë.
Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.