Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Mësimi duhet të nis më kohë dhe nuk ka asnjë arsye që të pësojnë nxënësit

Gus 31, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bashkë me zëvendësministrin, Dukagjin Pupovci dhe përfaqësues tjerë në MASHTI kanë takuar drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit me të cilët kanë diskutuar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në fillim të këtij takimi, ministrja Nagavci ka ngritur çështjen e sigurisë në shkolla, ndërsa ka përmendur edhe rastin e dhunimit të 11 vjeçares si rast që ka tronditur të gjithë.

Ajo theksoi se si Ministre e Arsimit do të ketë zero tolerancë ndaj këtyre rasteve derisa theksoi rëndësinë e themelimit të Forumit nacional për siguri në shkolla.

Ministrja Nagavci kërkoi nga drejtorët e DKA-ve vëmendje të veçantë për të parandaluar çdo lloj forme të dhunës në shkolla.

Drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë bërë përgatitjet e duhura për vitin e ri shkollor dhe u pajtuan që 1 shtatori duhet të jetë dita e fillimit të vitit shkollor.

Në këtë takim u diskutua edhe në lidhje me kërcënimin e SBASHK-ut për çështjen e grevës. Ministrja i njoftoi se nga ana e MAShTI të gjithë punëtorët e arsimit janë trajtuar në mënyrë të drejtë në Projektligjin për paga.

Ministria e Arsimit i ka bërë të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor, është bërë shpërndarja e teksteve dhe është duke u realizuar edhe shpërndarja e Abetares së përbashkët me Shqipërinë.

Gjatë ditës ministrja Nagavci ka takuar edhe Këshillin e Prindërve të Kosovës dhe Këshillin e Nxënësve të cilët po ashtu u shprehën se mësimi duhet të nis më kohë dhe nuk ka asnjë arsye që të pësojnë nxënësit, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM