Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Gjeni një zgjidhje që të fillojë viti shkollor

Gus 31, 2022

Në rrethanat e krijuara KMDLNj përkrahë çdo kërkesë për rritje të pagave apo kompensimit, sidomis për kategoritë e rrezikuara dhe komunitetet e margjinalizuara dhe është e pranueshme çdo marrëveshje e palëve që mundëson fillimin e vitit shkollor.

KMDLNj gjithnjë është deklaruar se greva është masë e skajshme dhe e fundit pasi të jenë shterrur të gjitha mundësitë për tejkalim të situatës. KMDLNj mendon se ende ka hapësirë për një marrëveshje të negociuar dhe të afatizuar nëse ekziston vullneti i palëve ” ndërluftuese “.

Për shkak të shpërfilljes së kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, sindikalistët janë në ditën e pestë të grevës duke vënë në rrezik fillimin e rregulltë të procesit arsimor që fillon me datë 1 shtator. Qeveria e Kosovës, në vend që të propozojë një zgjidhje përafruese, qoftë edhe kalimtare, është treguar shumë e ngurtë dhe hakmarrëse ndaj një organizimi dhe veprimi sindikalist që është tërësisht në përputhje me ligjet në fuqi. 

Ministria e Financave, me veprimin për të shkaktuar përçarje midis grevistëve duke kërkuar lista diferencuese se kush janë pjesëmarrës në grevë për t’i penalizuar me shkurtim të pagave, në mënyrën më flagrante po i shkelë të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut duke e portretizuar Qeverinë e Kosovës si dhunuese e këtyre të drejtave. Përpjekje që greva të ndërlidhet me procese politike dhe rrëzim të qeverisë nuk është e bazuar në asnjë fakt shkaku se greva ka kërkesa të natyres ekonomike dhe sociale e jo kërkesa politike.

Për të tejkaluar situatën, SBASHK-u duhet të tërhiqet nga kërkesat maksimaliste kurse kryeministri Kurti, fillimisht dhe me urgjencë duhet ta shkarkojë ministrin Murati i cili është pengesa kryesore për tejkalimin e situatës së krijuar. Në disa shtete të rajonit, për shkak të inflacionit të lartë, krizes ekonomike që kanë trende globale, janë rritur rrogat e punëtorëve të arsimit kurse më Kosovë nuk ka asnjë vendim nga qeveria se do të ndodhë një gjë e tillë, jo për punëtorët e arsimit por për asnjë kategori në kohën kur kemi përkeqësim galopant të gjendjes ekonomike.

KMDLNj është kundër çdo linçimi që po iu bëhet grevistëve dhe drejtuesve të saj për faktin se ata po e shrytëzojnë një të drejtë të garantuar me ligj e që konsiderohet si e drejtë elementare e njeriut, e drejta për organizim dhe veprim të lirë sindikalist.
Ndërkaq, arsyetimi  se sindikatat duhet vet të paguajnë grevistët shkaku se kanë buxhet vetanak duke përmendur shifra konkrete është kërcënim i pandershëm i një ministri që, përmes inkriminimit të mundshëm të detyrojë grevistët të ndërprejnë grevën.

Shkarkimi i ministrit Murati për shkak të dhunimit të të drejtave sindikaliste, të drejtave të njeriut që duhet të mbrohen me ligj dhe i cili në mënyrë të paskrupullt kërcënon dhe shantazhon grevistët, krijon kushte për arritje të një marrëveshjeje të pranuar nga të dyja palët. Po të mis ishte një përkeqësim i thellë i krizës ekonomike siç është ky në Kosovë, KMDLNj, pa asnjë dyshim do të kundërshtonte kërkesën për rritje të kompensimit material që e kërkon SBASHK-u, gjithnjë duke ua mbrojtur të drejtën për protestë dhe grevë, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM