Manifesta 14 njofton se Silvi Naçi punon me perfomanca, video, skulptura, fotografi, tekste dhe instalacione. Lindur dhe rritur në Shqipërinë komuniste, praktika e Naçit hulumton çështje të gjinisë dhe identitetit kulturor, gjuhës dhe kohës, të trupit si subjekt/objekt dhe pasojat e partriakatit.
Punimi “actions that make my hands hurt (hand film)” paraqitet në katin e gjashtë të ekspozitës tematike në Grand Hotel nën titullin — mbi kapitalin, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Actions that make my hands hurt (hand film), 2019, © Silvi Naçi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha