Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.
Ish zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë.
Ndërsa ish zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.




