Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohet i dyshuari për biseda me vajza në disa faqe të internetit, me fjalor degradues

Sht 2, 2022

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor pas një pune operacionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Kosovar E.M. (2003).

I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale.

Video në fjalë është shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale TikTok, youtube etj.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal “Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM