Build Skills with our trainings

Sign up now!

“I’M LU” brendi më i ri kosovar i çantave punëdore

Gus 10, 2015

A e keni menduar ndonjëherë të dilni nga shtëpia pa çantë? Sigurisht që për ne femrat, ky është “një mision i pamundur”.

Jo vetëm që shumica prej nesh nuk munden të dalin pa një çantë nga shtëpia, por do të donim të koleksiononin sa më shumë prej tyre.

E për këtë ka menduar një piktore nga Gjilani, Loreta Ukshini, e cila ka realizuar dëshirën e saj për të pasur çanta të veçanta jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët që zgjedhin të jenë klientë të saj.

“Gjithmonë kur kam pasur dëshirë ta kem një çantë më të përshtatshme e më të veçantë nuk kam mundur ta gjej. Gjithmonë kam gjetur imitime të brendeve të njohura. Ndërsa unë doja që të gjeja çanta më praktike, më të thjeshta dhe për një moment kam thënë me vete pse nuk ia bëj unë vetes një çantë të mirë, por pres nga të tjerët?” tregon ajo.

Loreta me bashkëshortin e saj, Isah Mustafa, tashmë që dy vjet punojnë çanta me dizajne të ndryshme kreative.

“Kemi filluar pak më tepër se dy vjet. Në fillim ka qenë një fazë eksperimentale. Nuk kemi ditë qysh punohen çantat,gjithçka ka qenë eksperiment. Kemi fillu si autodidakt, pa e ditë mënyrën e prerjes e të qepjes së çantës. Kjo fazë eksperimentale ka zgjatë 6 -7 muaj”, thotë Loreta.
Punëtoria e tyre ka një emër me një domethënie të lezetshme. Emri i punëtorisë “I’M LU” vjen nga bashkimi i inicialeve të emrave të çiftit (I)sah (M)ustafa dhe (L)oreta (U)kshini.

Duke qenë kundër imitimeve që i has shpesh nëpër dyqane, Loreta jo vetëm që nuk pëlqen t’i blejë ato, por ajo nuk pranon asesi as të punojë imitime të tilla.

“Dizajnet e çantave i punojmë krejt vetë. Ka raste kur klientët vijnë me skica të çantave të dizajnerëve të njohur botërorë, por ne ato aspak nuk i marrim parasysh, sepse ne dëshirojmë të jemi brend, prodhim i veçantë dhe origjinal”, shpjegon stilistja e çantave.

Brenda dyqanit ku shiten llojet e ndryshme të çantave punëdore, janë të ekspozuara çanta që binë në sy me dizajnet dhe format e tyre të veçanta. Klientët që e vizitojnë dyqanin mbesin të habitur nga kreativiteti që i karakterizon ato çanta të punuara me aq kujdes.

Çantat janë të punuara me materiale të ndryshme, si skaj, mëndafsh, stof e pëlhurë. Çifti kreativ, në fillim ka pasur vështirësi të gjejë materialet e duhura për punën e tyre:

“Në fillim e kemi pas vështirë të furnizohemi me materiale për shkak të mungesës së tregut. Materialet e para i kemi siguruar duke kërkuar nëpër tavanet e shtëpive tona, nëpër bodrume, kemi bërë riciklime”, shton ajo.

Loreta tregon për KosovaLive se marrin porosi për çanta edhe nga njerëz që nuk janë shtetas të Kosovës.

“Ndërkombëtarët janë mjaft të interesuar dhe vijnë shpesh porosisin për dhurata dhe shprehin kënaqësinë që ndiejnë për faktin që e kanë zbuluar një vend të tillë, ngase duan që të dërgojnë dhurata të veçanta në vendet e tyre,” shprehet Loreta.

Varësisht nga lloji i çantës, varet edhe koha që duhet shpenzuar për t’i punuar ato.

“Ka çanta më të thjeshta që m’i marrin 10 -15 minuta, por ka çanta për të cilat duhet të punoj deri në dy ditë. Krejt varet prej madhësisë e prej modelit”, shpjegoi Loreta.

Në pyetjen për çmimet e çantave, Loreta u përgjigj se ato variojnë.

“Mendoj se çmimet janë relativisht të përshtatshme për ne. Kemi kuleta krejt të vogla, çmimet e të cilave sillen rreth 2.50 euro. Pastaj, çmimet e çantave më të mëdha arrijnë deri 45 – 50 euro”, tha ajo.

E veçanta e këtyre çantave është se të gjitha punohen me dorë, prandaj edhe nëse të njëjtin model e përsërisin 5-6 herë, ato prapë janë unike, sepse secilit detaj që punohet me dorë çdoherë i kushtohet rëndësi e posaçme.

Medina Mehmeti /“ Vajzë dëgjohu”/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM