Build Skills with our trainings

Sign up now!

Njihuni me librat më të kërkuar gjatë verës

Gus 29, 2015

Leximi i librave, përpos që na pasuron me dije, na zhvillon imagjinatën e na ofron kënaqësi, duke na shkëputur nga jeta normale. Viteve të fundit vihet re një rritje e lexueshmërisë sidomos gjatë verës, madje edhe nga ata persona që nuk janë lexues të rregullt.

Sipas librashitësve në Prishtinë, gjatë stinës së verës më së shumti kërkohen libra të autorëve, të cilët kanë një stil shkrimi më të thjeshtë dhe që kuptohen më lehtë e më shpejt.

Nuk do të habiteni, por në krye të listës verore vijon të qëndrojë autorja Danielle Steel, librat e së cilës janë mjaft të kërkuar tash e disa vite. Edhe autorja shqiptare Brunilda Zllami është shumë e pëlqyer nga lexuesit tanë. Nga autorët meshkuj vazhdon të preferohet shkrimtari Nikolas Sparks.

Elvira Dones, shkrimtarja shqiptare me vendqëndrim në San Francisco Bay Area, Kaliforni, për një kohë të shkurtër është bërë shumë e kërkuar nga lexuesit me librat e saj “Yjet nuk vishen kështu”, “I love Tom Hanks”, “Hana”, “Luftë e vogël e përkorë”.

Edon Zeneli nga libraria “Buzuku” tregon për KosovaLive se kohëve të fundit, një ndër librat më të kërkuar është libri psikologjik “Fuqia e shprehisë” i autorit Charles Duhigg. Sa i përket titujve të rinj të librave, Edon Zeneli përmend librin “Shtegu i parfumeve” të autores italiane, Cristina Caboni.

”3-4 muajt e fundit, ky roman ka qenë libri më i shitur në Itali. Po ashtu, në Evropë ka pasur vlerësim të madh për të”, shton Zeneli.

Sabahete Çavdarbasha, nga libraria “Dukagjini” tregon se lexuesit që vijnë në këtë librari, janë më shumë të interesuar për trilogji, siç është ajo e autores Veronika Roth ,“Divergjentja”, “Besnikja”, dhe “Kryengritësja”.

“Djemtë janë më të interesuar për zhanrin triller. Ata më së shumti kërkojnë romanin “Kryezoti i Unazave” të autorit J.R.R. Tolkien, i cili është i përbërë nga tri pjesë: Besëlidhja e Unazës, Dy Kullat dhe Kthimi i Mbretit”, tha Sabahete Çavdarbasha për KosovaLive.

Në listën e librave të kërkuar në librarinë “Dukagjini” janë edhe librat “Nata e martesës”, “E fiksuar pas dyqaneve”, “Ta kam numrin” të autores Sophie Kinsella.

Agron Gashi, studiues i letërsisë, shkrimtar dhe asistent në Fakultetin e Filologjisë, u propozon lexuesve disa tituj të librave që ia vlen të lexohen gjatë verës.

“Lexuesve, atyre të apasionuar pas librave, do t’ju sugjeroja që me vete t’i kenë këta libra: Milan Kundera: “Identiteti” (roman), “Tregime të zgjedhura hispanoamerikane” (antologji), Mark Shagall: “Jeta ime” (autobiografi), Tzvetan Todorov: “Konkuista e Amerikës” (ese). Ndryshe, çfarëdo që lexojnë prej këtyre autorëve, e që nuk kanë lexuar më parë, si: Italo Kalvino, Herman Hesse, Kurt Vonegut, Gustav Mejerink, Huan Rulfo, Filip Roth etj, do të ishte e shëndetshme”, theksoi studiuesi Gashi.

Zgjim Sherifi, student në Fakultetin e Filologjisë, dega e gjuhës shqipe, është lexues i rregullt. Për dallim nga shumica e lexuesve, ai pëlqen klasikët, prandaj është duke e lexuar librin “Krim dhe ndëshkim” të autorit shumë të njohur rus, Fjodor Dostojevski.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të lexohen librat klasikë, kryeveprat e letërsisë botërore e modernistët” , pohoi ai për Kosovalive.

/Medina Mehmeti – Vajzë dëgjohu”/

SDC_Embassy

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM