Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Kosova respekton standardet ndërkombëtare mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Sht 5, 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj reformës dhe ndryshimeve të domosdoshme në sistemin e drejtësisë, në raport me kërkesën e votuesve e nevojën e qytetarëve. Për këtë qëndrojmë të hapur ndaj bashkëpunimit ndër institucional por, assesi nuk do heshtim ndaj rezultatit e performancës së dobët, që rezulton me veprime e reagime kërcënuese ndaj mirëqenies.

Republika e Kosovës respekton standardet ndërkombëtare mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Përbërja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës pasqyron rekomandimet e opinioneve të Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian, kurse reforma e fundit e Këshillit Prokurorial bazohet në Opinionin e Komisionit të Venecias.

Njësoj kemi bërë edhe me vettingun.

Nismat tona janë të bazuara në idenë për drejtësi dhe barazi, kurse reforma bazohet në Kushtetutë e ligj

Të këtillë e duam edhe gjyqësorin – të pavarur në aksion, e me veprim të bazuar në ligj.

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon veprimet jo të ligjshme e të ndikuara të sistemit gjyqësor dhe këto i ndan me publikun e gjerë.

Veprimet e pasqyruara në raportet e misioneve ndërkombëtare e shoqërisë civile, që reflektohen në statistika të paraqitura sot gjatë konferencës për media, janë të shkruara dhe të hapura për publikun.

Sistemi gjyqësor kundërshton këto statistika dhe pretendon në një realitet tjetër.

Po kush mund ta dijë cilat janë statistikat e vërteta të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial?

Strategjia për Sundimin e Ligjit ka paraparë nevojën dhe ka identifikuar veprimet që shpiejnë te mundësimi i qasjes së Ministrisë së Drejtësisë në statistikat e gjyqësorit. Në këtë mënyrë, përveç qasjes në informacion të plasuar e në kohë reale, Ministrisë natyrisht, nuk do i lejohej veprim tjetër. Qasja është e domosdoshme për planifikim të politikave e në fund, hartim të ligjeve.

Deri tani, nuk është ndërmarrë asnjë veprim i sistemit gjyqësor lidhur me mundësimin e qasjes së Ministrisë në statistika.

Mos reagim i këtillë përkon me qëndrimet e fuqishme të dy Këshillave që një veprim i këtillë të mos parashihej në Strategjinë për Sundim të Ligjit.

Qasja në statistika nuk kërcënon pavarësinë e gjyqësorit. Pavarësia reflektohet në vendimmarrje, jo në numër final të gjeneruar nga vetë prokuroritë dhe gjykatat.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj reformës dhe ndryshimeve të domosdoshme në sistemin e drejtësisë, në raport me kërkesën e votuesve e nevojën e qytetarëve. Për këtë qëndrojmë të hapur ndaj bashkëpunimit ndër institucional por, assesi nuk do heshtim ndaj rezultatit e performancës së dobët, që rezulton me veprime e reagime kërcënuese ndaj mirëqenies, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM