Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore në Luginën e Preshevës

Sht 6, 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mundësuar pajisjen me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore të Luginës së Preshevës.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencave, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, shpërndanë tekstet mësimore për nxënësit në shkollat fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ në fshatin Tërnoc i Madh në Bujanoc dhe “Zenel Hajdini’’ në fshatin Raincë në Preshevë.

‘’Është e rëndësishme që ajo çfarë ka munguar më herët në fushën e arsimit, si furnizimi me tekstet mësimore në gjuhën shqipe, të mos mungojë për brezat e ardhshëm dhe të kenë tekstet në gjuhën e tyre’’, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Bislimi dhe Nagavci shprehën kënaqësinë e veçantë të ndarjes së këtyre teksteve për herë të parë në Luginën e Preshevës. Drejtorët e këtyre shkollave i mirëpritën dhe shprehën mirënjohje për këtë iniciativë të Qeverisë dhe vlerësuan lartë kontributin e dhënë. Nga to, u pranuan dhurata simbolike, si libra dhe literaturë në gjuhën shqipe, të shkruar nga autorë nga Lugina e Preshevës.

Vlera e vënë në dispozicion për sigurimin e teksteve kap shifrën e 255 mijë eurove. Në këto vizita, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministrja Nagavci u shoqëruan nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM