Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Finlandës, Nissinen

Sht 6, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të cilit i ka uruar mirëseardhje

Osmani ka falënderuar Finlandën për mbështetjen e deritashme, duke kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej, me theks të veçantë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Finlandës edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe organizata tjera ndërkombëtare, të cilat do ta ndihmojnë fuqizimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Ajo i ka vlerësuar marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Kosovës e Finlandës përgjatë viteve të fundit, përfshirë edhe kontributin e ish-presidentit Martti Ahtisaari, ndërsa ka theksuar se këto raporte do të vazhdojnë të forcohen edhe gjatë mandatit të ambasadorit Nissinen.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Nissinen kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Evropë, duke përmendur rëndësinë e integrimit euroatlantik, garancisë së vetme për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë. Në këtë aspekt, Presidentja Osmani ka përgëzuar qeverinë finlandeze për vendimin për t’iu bashkuar Aleancës Veri-Atlantike, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM