Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së dhe MM-së dhuruan gjak në mbështetje të QKKTGJ

Sht 8, 2022

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar sot aksioni tradicional humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, për të dytën herë gjatë këtij viti.

Me qëllim të dhënies së ndihmës për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ftesës për dhënie vullnetare të gjakut, krahas zyrtarëve dhe ushtarakëve, i janë përgjigjur edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla si dhe këshilltari amerikan i Ministrit Mehaj, Thomas Niblock.

Përgjatë dy javëve, rreth një mijë ushtarakë të FSK-së, nga të gjitha kazermat dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dhuruar gjak.

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut është organizuar duke u bazuar në planin operacional 2022, në koordinim me Qendrën e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ).

Përveç aksioneve të rregullta vjetore për dhurimin vullnetar të gjakut, zyrtarët dhe ushtarakët e MM-së dhe FSK-së vazhdimisht i përgjigjen kërkesave për dhënie të gjakut, si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet tona shëndetësore, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM