Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjes mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II.
Kurti në postimin e tij në Twitter ka thënë se populli i Kosovës dhe unë i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Përkushtimi, puna e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira. U prefsh në paqe.






