Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Sekretarin Blinken për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës.
“Së bashku, ne do të shkojmë nga forca në fuqi!”
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për shtetet aleate Ukrainën, por edhe për disa shtete të Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut.






