Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia dhe Dogana e Kosovës parandalojnë një rast të kontrabandimit me mallra

Sht 10, 2022

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave të kundërligjshme dhe kontrabandës, bazuar në informacionet dhe hetimet preliminare, ka ndaluar një automjet të dyshuar për kontrabandim të mallrave nga veriu në jug të Mitrovicës.

Me datën 8 shtator 2022, Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve të lartcekura, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për ndalimin e automjetit të dyshuar, me ç’rast i njëjti është hasur nën drejtim të të dyshuarit mashkull kosovar (1993), ku gjatë kontrollimit të automjetit janë gjetur rreth 80 pako gaz për ngjyra pa dokumente përcjellëse.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për procedurat e mëtejme, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e ndërsjellët, me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe dukurive të tjera negative në tërë vendin, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM