Manifesta 14 njofton se veprimtaria e Genti Korinit është e lidhur me gjuhën e modernizmit, ideologjinë dhe implikimet e tyre me vendin e tij të lindjes, Shqipërinë.
Korini luan me figurativitetin modernist të artistit si merimangë, si endës iluzionesh, krijesë sa e admiruar për kreativitetin aq edhe e përbuzur për tradhtinë e vet.
Ndërhyrja e tij artistike e titulluar “Zilia e Merimangës” paraqitet në katin e gjashtë të Grand Hotel Prishtina, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Spider’s Envy [Zilia e Merimangës], 2022, © Genti Korini. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha






