Oficerët doganor kanë parandaluar një tentim për kontrabadim në regjionin e Prizrenit.
Në regjionin e Prizrenit, respektivisht segmenti Vermicë – Prizren, njësitet antikontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, pas egzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës, pra mallra të kontrabanduara në Kosovë.
Me këte rast janë sekuestruar rreth 1000 kg produkte ushqimore si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




