Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Me koncertin e Korit të Filharmonisë së Kosovës, u hap sezoni i ri i performancave

Sht 12, 2022

ministria e Kulturës ka njoftuar se me koncertin e Korit të Filharmonisë së Kosovës, u hap sezoni i ri i performancave. Në koncertin e mbrëmshëm në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë mori pjesë ministri i kulturës, Hajrulla Çeku po ashtu ambasadorja greke në Kosovë, Heleni Vakali.

Në vazhdim të fuqizimit të bashkëpunimit kulturor me Greqinë, koncerti u zhvillua në drejtimin e mjeshtres greke Mary Konstantinidou dhe dirigjentit kosovar Hajrullah Syla, ndërsa u interpretuan vepra premierë të shek. XX dhe XXI nga kompozitorë norvegjez, grek, amerikan e shqiptar. Performancë dhe program i mrekullueshëm.

Për Korin ky sezon artistik është tejet i veçantë pasi përveç një serie koncertesh të rralla, shënon edhe 20-vjetorin e themelimit. Së këndejmi, Kori do të bashkëpunojë me emra të njohur të skenës së muzikës klasike duke filluar qysh në tetor me bashkëpunimin me dirigjentin dhe kompozitorin letonez Ēriks Ešenvalds, një nga emrat më të kërkuar të muzikës korale në botë.

Përgëzime për Filharmoninë e Kosovës, për punën profesionale dhe angazhimin për të sjellë perfomanca dhe koncerte kaq të veçanta për publikun.

Sezoni 2022/2023 përveç koncerteve në Prishtinë, përmes programit “Filharmonia në lëvizje” parasheh edhe një numër koncertesh në qendra të tjera të Kosovës si Prizren, Suharekë, Istog etj, si dhe jashtë Kosovës në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Greqi, Turqi dhe Portugali, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM