Build Skills with our trainings

Sign up now!

OSBE dorëzon platformën Rinore të Kosovës MKRS-së

Sht 14, 2022

Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’ia dorëzon platformën Rinore të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Platforma “One-Stop-Shop” e quajtur “Rinia e Kosovës” është platformë miqësore për të rinjtë, e cila u mundëson të rinjve qasje në informacion rreth mundësive për arsimim, punësim apo angazhime të ngjashme qytetare. Platforma në fjalë, e cila është e para e këtij lloji në mbarë Kosovën, është rezultat i një bashkëpunimi pozitiv dhe të frytshëm ndërmjet Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe OJQ-së “LENS”.

Mjeti u vlerësua shumë nga përdoruesit dhe u përditësua rregullisht me një larmi të gjerë mundësish të lidhura me të rinjtë. Për të rritur më tej pronësinë e institucioneve publike mbi mjetet digjitale që avancojnë pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të publikut, duke promovuar njëkohësisht qëndrueshmërinë e tyre afatgjatë, Misioni i OSBE-së në Kosovë ia dorëzon platformën MKRS-së.

Për të festuar mjetet digjitale si mundësuese të ndryshimeve pozitive sociale dhe avancimeve demokratike, duke ripërtërirë së bashku përkushtimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe MKRS-së për avancim kuptimplotë të vlerave demokratike, ngjarja organizohet simbolikisht në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM