Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti takon drejtues dhe pjesëmarrës të konferencës “Liderët e Rinj Evropiano-Amerikan”

Sht 15, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në “Ballkonin e Hapur” të Qeverisë, drejtues dhe pjesëmarrës të konferencës  “Liderët e Rinj Evropiano-Amerikanë” (European-American Young Leaders) të cilët ditëve të fundit kanë qëndruar në Kosovë.

Me ta, kryeministri Kurti zhvilloi një diskutim të hapur gjatë të cilit u diskutua për qeverisjen, reformat dhe arritjet e qeverisë, politikën e jashtme dhe synimet e Republikës së Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti u uroi mirëseardhje në Kosovës. Ai tha se konferenca të tilla ngjallin dhe nxisin interesimin për vendin tonë. “Për disa prej juve lufta në Kosovë mund të ketë qenë ngjarja e parë e madhe politike që e mbani në mend. Shumë gjëra kanë ndryshuar prej atëherë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Duke renditur arritjet e shoqërisë dhe qeverisë, ai veçoi përparimin demokratik.

“Sot Kosova nuk po bënë vetëm hapa të vegjël, por po bën hapa të mëdhenj drejt demokratizimit, veçanërisht në krahasim me vendet e regjionit. Zgjedhjet janë  konkurruese, të lira dhe të drejta, ku opozita mund të fitojë. Gratë përbëjnë 34.17% të Parlamentit të Republikës së Kosovës, që është më shumë se sa mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Vitin e kaluar kemi zgjedhur Presidenten e dytë grua, dhe kemi një zëvendëskryeministre dhe tre ministra nga komuniteti jo-shqiptarë, si dhe tre ministra nga diaspora”, tha kryeministri Kurti.

Sa i përket agjendës së politikës së jashtme, kryeministri tha se ky vit është vit mjaft ambicioz duke qenë se përfshinë kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, katër liritë e Procesit të Berlinit dhe aplikimin për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM