Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadeti Gazmend Pllana diplomoi me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake të Kroacisë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se pas shkollimit katërvjeçar në Akademinë Ushtarake të Kroacisë dhe paralelisht në Universitetin e Zagrebit, kadeti ynë Gazmend Pllana diplomoi me sukses të lartë në drejtimin ‘Menaxhment dhe lidership ushtarak’.
Shumë urime Nëntoger Pllana e suksese në karrierën tuaj ushtarake si dhe mirënjohje e lartë për mbështetjen e madhe të partnerëve tanë kroat në zhvillimin e kuadrove tona profesionale.






