Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se po vazhdojnë trajnimet specialistike të Policisë Ushtarake të Kosovës me mbështetjen e Policisë Ushtarake të Kroacisë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se tre policët tanë ushtarakë, nënoficerët Jeton Shabani, Liridon Sferkaj dhe Valdrin Rexha, në Regjimentin e Policisë Ushtarake të Forcave Kroate në Kupari të Kroacisë, së bashku me kolegët e tyre kroat, u trajnuan dhe certifikuan në fushën e hetimeve kriminale.
Policia Ushtarake e FSK-së me nivelin e saj të aftësimit profesional dhe kapaciteteve operacionale është model për policimin ushtarak në rajon dhe më gjerë.
Faleminderit shumë partnerëve kroat dhe vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!




