Në suazën e Konferencës së Shefave të Mbrojtjes të A5, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mbajti takime bilaterale me anëtarët e këtij mekanizmi.
KOMFSK fillimisht u takua me Zv. Shefin e Mbrojtjes së Kroacisë,gjenerallejtënant Brozovic, pastaj me Shefin e Mbrojtjes së Malit të Zi, gjeneral brigade Lazarevic, me homologun maqedonas gjenerallejtënant Gjurchinovskin dhe me Shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, gjeneral brigade Kingjin.
KOMFSK Jashari informoi homologët mbi arritjet dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe për synimet e saj në zhvillimin e mëtutjeshëm për integrim në NATO. Takimet me palët bilaterale shërbyen për të diskutuar thellimin e bashkëpunimin mes palëve në vitet në vijim me theks të veçantë bashkëpunimin rajonal dhe rrugën e integrimit në NATO. Temë kyçe e diskutimeve ishin edhe sfidat e sigurisë dhe influenca ruse në rajon.
Vlen të theksohet që në të gjitha takimet bilaterale, KOMFSK ishte i shoqëruar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral major Benjamin Corell, duke treguar edhe njëherë aleancën strategjike mes FSK-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.