Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
I shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kryeministri Kurti gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.