Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeqytetasit vazhdojnë “bashkëjetesën” me qentë endacakë

Nën 17, 2017

Në këto ditë të vjeshtës prania e qenve endacakë në rrugët e Prishtinës është rritur. Çdo ditë, tek Biblioteka Kombëtare në rrugën ku kalojnë studentët e Universitetit të Prishtinës qëndrojnë dhjetëra qenë të tillë.

Një mbrëmje dy qenë endacakë u shkonin prapa kalimtarëve në sheshin “Nënë Tereza”, derisa një i moshuar i ulur në stol ua lëshoi një zë dhe qentë iu afruan. Vërehej se ishin mësuar me zërin e tij. Në anën tjetër, disa fëmijë me të dëgjuar të lehurat e qenve filluan të vraponin. Dukeshin të frikësuar. Atmosferë e ngjashme mbizotëron pothuajse në çdo pjesë të kryeqytetit.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu – Bejta ka thënë për KosovaLive se komuna ka identifikuar mbi 3000 qenë endacakë.

“Problemi me qentë endacakë mbetet shqetësues për ne si komunë, duke marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm që iu kanoset qytetarëve.  Duke ditur faktin se këto kafshë migrojnë, kufiri administrativ komunal është një pengesë për zgjidhjen e këtij problemi. Çdo qen dhe strehimore do të regjistrohet dhe janë të parapara edhe procedurat e adaptimit dhe procedurat në rast të rrezikimit të sigurisë publike”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, këtë vit komuna ka ndarë 150 mijë euro për kontrollimin, vaksinimin, sterilizimin dhe kastrimin e qenve endacakë, gjegjësisht 100 mijë euro më shumë se vitin e kaluar.

“Për më tepër, sipas kompetencave që ia garanton ligji, kryetari Shpend Ahmeti ka shpallur gjendjen emergjente lidhur me këtë çështje. Tashmë e kemi themeluar Komitetin e Krizës, i cili përfshinë Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë e Veterinarisë dhe të Ushqimit të Kosovës, si dhe përfaqësues të Universitetit të Prishtinës, në mënyrë që të bëhet një plan operativ dhe të përpilohet harta e rrezikut duke e identifikuar vendndodhjen e qenve endacakë”, ka shtuar Mullafazliu – Bejta.

Për këtë arsye komuna ka lansuar numrin 0800 122 55 pa pagesë, që sipas zëdhënës komunale është i hapur 24 orë për qytetarët e Prishtinës.

Florim Ferati nga “Qendra kosovare për trajtimin dhe strehimin e qenve endacakë” tregon se është rritur numri i qytetarëve të interesuar për adoptimin e qenve endacakë. Sipas tij, procedura e adoptimit është shumë e thjeshtë: së pari duhet të plotësohet një pyetësor dhe nëse personi merr përgjigje pozitive duhet të shkojë në strehimore me një rrip, me të cilin e merr qenin, si dhe duhet ta dorëzojë një thes me ushqim qensh, që është donacion për qentë tjerë.

“Numri i qenve të strehuar në strehimoren tonë ndryshon nga dita në ditë: për shembull sot janë 85, nesër 110, pasnesër 150, ndërsa qendra ka kapacitet për t’i strehuar 200 qenë, përfshirë edhe karantinën”, ka thënë ai për KosovaLive.

Përveç kësaj qendre në Kosovë funksionojnë edhe strehimore të tjera si: “Facedog Kosova” dhe “Prishtina Dog Shelter”.

/Teuta Berisha – “Vajzë dëgjohu”/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM