Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës: Bëhet pastrimi dhe mbyllja e hapësirave të objektit në afërsi të Tregut të kryeqytetit

Sht 28, 2022

Drejtoria e Inspekcionit përmes kompanisë së kontraktuar nga Komuna e Prishtinës ka bërë pastrimin dhe mbylljen e hapësirave të objektit në afërsi të Tregut të kryeqytetit të cilat ishin të stërmbushura me mbeturina por të cilat shfrytëzoheshin njëkohësisht edhe si depo e mallërave (produkteve ushqimore) të shitësve ambulant me çka rrezikohej seriozisht shëndeti i qytetarëve të kryeqytetit.

Gjithashtu, Drejtoria e Inspekcionit, duke e konsideruar si emergjente ka ndërhyrë dhe ka pastruar edhe hapësirat (rrugët) e liruara nga shitësit ambulant kohë më parë në afërsi të Tregut ku edhe ka pasur disa devijime ndërkohë e të cilat kanë ndodhur kryesisht për shkak të grevës e cila po vazhdon.

Drejtoria e Inspekcionit, përkitazi me aksionet e zhvilluara, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit por edhe të shitësve të cilët janë udhëzuar me kohë që të bëjnë zgjidhje duke u sistemuar në hapësirat brenda tregut, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM