Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në kuadër të Forumit Ekonomik, fton bizneset që ta vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë mundësitë e investimeve

Sht 29, 2022

Gjatë ditës së fundit të qëndrimit në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, zhvilloi një bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në kuadër të Forumit Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme.

Në adresimin e tij hyrës, kryeministri Kurti fillimisht shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjet e vazhdueshme që i ka dhënë Japonia Kosovës në zhvillimin e shumë sektorëve me rëndësi.

Përfaqësuesit e bizneseve në këtë forum, u njoftuan me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe me indikatorët më të fundit ekonomik dhe demokratik të vendit. Kryeministri Kurti dhe ministri Murati, prezantuan para tyre karakteristikat kryesore të vendit dhe pse ato e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime të huaja. Ata ndër të tjera veçuan pozitën gjeografike të Kosovës, popullsinë e re dhe fuqinë punëtore të re dhe të talentuar.

Kryeministri Kurti i ftoi bizneset që ta vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë mundësitë e investimeve që vendi ynë ofron, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM