Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me rastin e vdekjes së profesoreshës së njohur të muzikës, Seniha Spahiu, ka shprehur ngushëllime familjes.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se profesoresha Spahiu ka punuar si mësimdhënëse e muzikës në të gjitha nivelet e arsimit për të mbetur kështu në kujtesën e shumë gjeneratave si një njeri i përkushtuar për punën dhe për dashurinë ndaj profesionit.
Na pikëlloi pa masë lajmi se profesoresha e njohur e muzikës, Seniha Spahiu, ka ndërruar jetë.
Vepra e saj në përgatitjen e pedagogëve të muzikës, tekstet shkollore e universitare, puna kërkimore në këtë fushë, si dhe vlerat e saj njerëzore, do të jenë frymëzuese përgjithmonë për ne dhe gjeneratat që vijnë.
Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët e ish nxënësit e studentët e saj!
Profesoresha Seniha Spahiu u prehtë të paqe!