Njësite patrulluese të Stacionit Policor Prizren –Veri gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe në funksion të zbatimit të Urdhër Operativ “Siguria në trafikun rrugor”, në rrugët lokale dhe ato nacionale, kanë kontrolluar mbarëvajtjen e komunikacionit me mbulimin e terrenit me prezencë të shtuar policore.
Me qëllim të krijimit të sigurisë në trafikun rrugor është bërë qasje pro aktive në parandalimin e aksidenteve në komunikacion.
Janë ndërmarrë masa të nevojshme policore ndaj të gjithë atyre veprimet e të cilëve bien ndesh me Ligjin për siguri në trafikun rrugor.
Puna e zyrtarëve policor është fokusuar sidomos në kundërvajtjet – parregullsitë e shkaktuara nga ana e ngasësve te kamionëve.
Në kuadër të kësaj u janë shqiptuar fletëparaqitje të gjithë shkelësve për drejtim të kamionëve pa mbulesë të ngarkesës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






