Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se është restauruar një prej aseteve të trashëgimisë kulturore me rëndësi të jashtëzakonshme historike e artistike, Kulla e Tahirsylajve në Isniq të Deçanit.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se një prej aseteve të trashëgimisë kulturore me rëndësi të jashtëzakonshme historike e artistike është shpëtuar nga degradimi i tërësishëm dhe i është kthyer integriteti falë punimeve restauruese që u zhvilluan gjatë këtij viti.
Ndërtesa i takon tipit kullë, me elemente të stilit neoklasik.
Karakterizohet si ndërtim i veçantë arkitekturor me vlera të theksuara artistike e tradicionale.
Krahas eksterierit që shquhet për veçanti stilistike, edhe enterieri përmban vlera përmbajtësore estetiko artistike.






