Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Këshillin Britanik (British Council), ka lansuar në Kosovë programin për zhvillim profesional të mësimdhënësve të gjuhës angleze “Komuniteti online i të ardhmes për mësimdhënësit e gjuhës angleze / Future English Online Teacher Community”.
Me këtë rast, ftohen të gjithë mësimdhënësit e gjuhës angleze të shkollave publike parauniversitare që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij programi, i cili do të zhvillohet në Platformën online, të dedikuar për mësimdhënësit e gjuhës angleze.
Kjo platformë ofron një forum ku mësimdhënësit mund të përfshihen në ide të reja dhe diskutime përkatëse, të ndajnë njohuritë dhe përvojën, të reflektojnë mbi praktikat e tyre dhe të marrin pjesë në mësimin autodidakt, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.
Afati i fundit për aplikim është data 14 tetor 2022.
Aplikimi bëhet përmes platformës online e-Kosova.
Ftesa për aplikim në gjuhën shqipe: https://masht.rks-gov.net/ftese-per-aplikim-komuniteti…/
Ftesa për aplikim në gjuhën serbe: https://masht.rks-gov.net/…/poziv-za-prijavljivanje…/
Ftesa për aplikim në gjuhën angleze: https://masht.rks-gov.net/…/invitation-for-application…/
Linku për aplikim: https://rks-gov.net/422






