Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë mjekëve te përgjithshëm dhe specialistëve të lëmive të ndryshme, të licencuar që aktualisht janë të pa punë, që duke filluar nga data 06 tetor deri më 08 tetor 2022, të paraqiten përmes postës elektronike të MSH: msh.info@rks-gov.net si dhe në dy e-mail adresat e tjera: arsim.z.berisha@rks-gov.net, naim.bardiqi@rks-gov.net.
Të dhënat që kërkohen janë:
Emri dhe Mbiemri
Data e lindjes, vendlindja
Vendbanimi
Thirrja profesionale
Numri i licencës
Viti i përfundimit të studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit të specializimit për specialistët), thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.